Greqia është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së delimitmit detar me Egjiptin. Gazeta greke “Kathimerini” citon burime diplomatike sipas të cilave diskutimet e nisura mes ministrit të Jashtëm Nikos Dendias dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të cilat do të vazhdojnë me homologun ejgiptian, Sameh Shoukry.

Negociatat në nivel teknik kanë vazhduar pa ndërprerje dhe raportohet se pak çështje kanë mbetur pezull.

Egjipti është vendi i dytë me të cilin Greqia mbyll një marrëveshje pas Italisë, duke krijuar kështu një paradigmë ligjore përkundrejt Turqisë që ka interesat e veta në Mesdheun Lindor. Pika kryesore e krizës është aktualisht Libia, një vend që ka vijë të madhe bregdetare dhe që ka dy qeveri konkuruese dhe  ku veprojnë në terren disa fuqi të huaja.