Fondi Shqiptar i Zhvillimit “pushtohet” nga koronavirusi. Mësohet se në këtë institucion janë 30 të infektuar. Shkak është bërë një pushim në mal, nga i cili janë kthyer të infektuar shumica e pjesëmarrësve.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një udhëtim në Vermosh, pjesë e të cilit është bërë edhe drejtori, i cili kishte paraqitur simptoma të rënda të Covid-19 që më përpara. Pavarësisht kundërshtimit të disa, pikërisht për këtë arsye, udhëtimi është bërë me insistimin e drejtorit. 

Pas kthimit nga udhëtimi, punonjësit kanë paraqitur simptoma të infektimit nga virusi. Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e drejtorit, i cili u bë burim infeksioni për të tjerët, është rënduar. 

Mësohet se punonjësit e infektuar, kanë qenë në të njëjtën vizitë ku ka qenë edhe kryeiministri në Vermosh, të dielën e javës së kaluar.