Një lajm i gëzuar për socialistët: Nasip Naço ka kaluar me Partinë Socialiste. Sipas njoftimeve, Naço është shfaqur në Berat në krah të Blendi Klosit duke konfirmuar kështu kalimin e madh. Që nga sot Nasip Naço nuk është më ish-ministri i Sh.P.K, as pjesë e të keqes së madhe me emrin LSI. Ai është një socialist pa vese, i përkushtuar për atdheun dhe prosperitetin.

Nuk dihet se çfarë fiton PS-ja nga kjo lëvizje, as se çfarë humbet LSI-ja, dy subjekte që thjesht zihen për masën e hajdutërisë ndaj parasë publike. Çfarë ka politike te ky ndryshim stolash nga një njeri që dikur e emëruan si ministër? Por më e palexueshme është se pse këto lloj lëvizjesh supozohet se ndikojnë elektoratin që në fakt në një zonë si Berati voton vetëm në një drejtim.

Ajo që është e sigurtë patjetër është se sëmundja e socialistit, e Partisë, është e pashërueshme dhe i ngjan varësisë së kumarxhiut. Jo sepse Naço, Rama, apo ky komiku i çdo qeverie, Klosi, janë socialistë në bindje. Thjesht përkatësia në një grup që vret, vjedh dhe plaçkit prej 70 vjetësh është garanci për karrierë. Kaq e thjeshtë është.