Disa ilaçe që përdoren për trajtimin e SIDA-s mund të neutralizojnë shkakun kryesor të humbjes së shikimit. Zbulimi i papritur përmbys bindjen themelore të deritanishme për AND-në.
Ilaçet, të njohura si Frenuesit Nukleosid Rivers Transkriptaze, ose NRTI, përdoren zakonisht për të trajtuar HIV. Zbulimi i ri sugjeron që ato mund të jenë të dobishme edhe kundër degjenerimit makular, edhe pse virusi vetë nuk bëhet shkak për humbjen e shikimit.
Një përmbledhje e katër bazave të të dhënave të ndryshme shëndetësore sugjeron që njerëzit që marrin këto ilaçe kanë ulur ndjeshëm rrezikun e humbjes së shikimit, një problem që prek miliona amerikanë.
"Jemi të ngazëllyer që rreziku i zvogëluar u riprodhua në të gjitha bazat e të dhënave, secila me miliona pacientë", tha Jayakrishna Ambati, një studiuese e degjenerimit makular në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias.
Zbulimi është bërë nga Instituti Salk për Studime Biologjike. Ai ndryshon atë që dihej deri tani për ADN-në, duke zbuluar për herë të parë se ajo mund të prodhohet në citoplazmën e qelizave tona, jashtë bërthamës qelizore që është “shtëpia” e materialit tonë gjenetik.
Grumbullimi i një lloji të caktuar të ADN-së në citoplazmë, Alu, kontribuon në degjenerimin makular, zbuluan studiuesit. Kjo grumbullim duket se shkatërron një shtresë të rëndësishme qelizash që ushqen qelizat vizuale të retinës, duke çuar në humbje të shikimit.