Afrika e Jugut pezulloi përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-së pasi të dhënat treguan se ajo jepte mbrojtje minimale kundër infeksionit të shkaktuar nga varianti i koronavirusit që u zbulua pak javë më parë në vend.

Pas testeve të kryera nga universiteti i Witsatersrand-it, të cilat sollën rezultate zhgënjyese, ministro o shëndetësisë tha se qeveria mbetet në pritje të fjalës së shkencëtarëve.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin planifikuar të vaksinoheshin të parët me AstraZeneca, pasi Afrika e Jugut mori të hënën 1 milion doza të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë.

Pas vendimit për pezullimin e AstraZeneca-s, në vend të saj do të përdoret Johnson & Johnson dhe Pfizer.

Ndërsa AstraZeneca mbetet pezull deri në një përgjigje përfundimtare nga komuniteti shkencor.