Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi

tha Rama.

Në SPAK ka një akuzë për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, por kryeministri nuk ka reaguar. 

Në SPAK ka akuza për tenderat e pandemisë në Ministrinë e Shëndetësisë, por kryeministri nuk ka folur.

Kryeministri ka folur për armiqtë që krijon vetë dhe që i paraqet si armiq të shqiptarëve, jo si këndezi në mëngjes, por nga mëngjesi në darkë.