Donald Trump iku dhe me të iku edhe ai që u quajt rreziku për qytetërimin. Por u rikthyen bombardimet në shtete sovrane. Mediat raportojnë se Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar bombardimin e objektivave ushtarakë në Siri që thuhet se përdoren nga milicitë pro-iraniane. Interepretimi i parë mbi këtë akt është se bombardimet në kufirin siriano-iraken është se SHBA po demonstron forcën për të sinjalizuar se do të mbrojë trupat e stacionuara në zonë.

Ne e dimë se çfarë goditëm

është shprehur sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ne jemi të bindur se objektivi është përdorur nga të njëjtët militant shiitë që orkestruan goditjet e 15 shkurtit në veri të Irakut

shtoi ai.  

Zëdhënësi I Pentagonit e cilësoi sulmin si një “përgjigje proporcionale ushtarake”, ndërmarrë krahas masave diplomatike dhe në konsultim me partnerët e koalicionit. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga sulmi kanë gjetur vdekjen 17 persona pasi goditja shkatërroi tre kamionë me municion.