Taulant Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës. Ka nevojë për prezantim? Jo. Dihet kush është Taulant Balla, i cili e jep përshëndetjen pas një fotoje me maskë në profilin e tij në Facebook. Të jetë kaq i qetë zotëria dhe i gëzuar? Ndoshta. Anti-korrupsioni është një ndër pasionet e socialistëve të këtij kallëpi, ndaj edhe përmbajtja është e vështirë.