Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka hedhur poshtë dje propozimin franko-gjerman për një samit mes BE-së dhe Rusisë.

Ishte një diskutim shumë përfshirës, jo i lehtë. Nuk pati marrëveshje sot për një takim të afërt mes liderëve

tha pas takimit të 27 vendeve anëtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Propozimi fillimisht u përmend nga presidenti francez, Emmanuel Macron u cili foli pas takimit mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin. Ideja e samitit me Rusinë vjen pas pezullimit të tyre që nga aneksimi u Krimesë në vitin 2014 dhe vendosjen e sanksioneve që pasoi. Sipas raportimeve mediatike, kundërshtarë kryesorë të samitit kanë qenë Polonia dhe vendet Ballike, që sugjerojnë se një takim me Vladimir Putin do të jepte mesazhe të gabuara.