Kryeqyteti australian, Sidnei, do të vendoset në karantinë 2 javore për shkak të përhapjes së variantit Delta të CoVid-19. Aktualisht pjesa qendrore e qytetit ka qenë nën kufizim lëvizjesh, por me shtimin e rasteve të reja-aktualisht në 80- autoritetet kanë vendosur të zgjerojnë hartën e karantinimit.
Australia ia ka dalë ta menaxhojë mirë pandeminë me 30 400 raste dhe 910 vdekje, por ajo po përballet me shpërthime të izoluara të variantit Delta që konsiderohet shumë infektues.