Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar nga Qiprua ku ndodhet për një vizitë se BE-ja nuk do të pranojë kurrë zgjidhjen e dy shteteve për ishullin në Egje.

Dua të përsëris se ne nuk do të pranojmë kurrë një zgjidhje të dy shteteve. Ne jemi të vendosur mbi këtë dhe jemi shumë të bashkuar

citohet von der Leyen të jetë shprehur në një konferencë për shtyp.

Në një shfaqje që provon forcën me Turqinë, zyrtarja e KE-së ka bërë me dije se kushdo që flet me një vend anëtar të BE-së, p.sh Qipron, duhet të kuptojë se flet me të gjithë unionin. Një lloj kërcënimi ky që do të duhet punë të marrë vlerë efektive kur sheh mënyrën sesi funksionon BE-ja dhe se në çfarë niveli është kohezioni i tij për çështje si kjo e Qipros. Zgjidhja e dy shteteve është propozim i Turqisë që mban të pushtuar një pjesë të ishullit që nga viti 1974.