Në Malajzi, policia asgjësoi 1069 aparatura për prodhimin e kriptomonedhave. Operacioni i koordinuar mes policisë dhe kompanisë së energjisë elektrike Saeawak Energy në qytetin e Miri. Pajisjet e sekuestruara nga policia përgjatë periudhës shkurt-prill u asgjësuan duke u shtypur me makineri të rënda.

Në total, kostoja e pajisjeve të shkatërruara arrin vlerën 1.25 milion dollarë.

Ndërsa Sarawak Energy pretendon se ka humbur energji me vlerë afërsisht 2 milionë dollarë në këto pajisje.

"Vjedhja e energjisë elektrike për aktivitetet e minierave Bitcoin ka shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe në 2021", tha Hakemal Hawari, shef i policisë në Miri, për gazetën lokale Malajziane The Star.

Të njohura si kriptominiera, këto pajisje konsumojnë shumë energji elektrike, që rrjedhimisht ka edhe  ndikimin e dëmshëm në mjedis. Në fakt, Elon Musk pretendoi se ishte kjo një nga arsyet më të mëdha pse ai zgjodhi të bojkotonte Bitcoin si një formë pagese për Tesla.