Një ditë pas shënimit të kryeministrit Edi Rama për incidentin e prillit 2019 në Berlin dhe qëndrimin e Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka deklaruar ndër të tjera se: 

Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama

E reja e ditëve të sotme është se Trump nuk është më, Marrëveshja e Uashingtonit nuk qëndron dhe Europa duket më pak e shqetësuar nga ndonjë aventurë në Ballkan. Në këtë kuptim, kjo që po ndodh është asgjë më shumë sesa një përpjekje e çuditshme e Tiranës zyrtare për të izoluar mediatikisht dhe publikisht Kosovën në Shqipëri. Për arsye mirëfilli elektorale.