Të vaksinuarit që janë infektuar me variantin Delta kanë ngarkesë virale qindra herë më të lartë se ata që nuk janë vaksinuar asnjëherë. Në këtë konkluzion arrin një studim i botuar në revistën shkencore “Lancet”, më 10 gusht 2021. Studimi është kryer në Universitetin e Oksfordit dhe për të janë marrë në shqyrtim të dfhënat mbi transmetimin e virusit brenda një spitali në Ho Chi Minh Vity, në Vietnam.

Sipas studimit, individët e vaksinuar dhe më pas të infektuar me virusin SARS-CoV-2 në variantin e tij delta kanë një ngarkesë virale në vrimat e hundës 251 herë më të larta se ngarkesa virale e pranishme te të infektuarit e pavaksinuar në periudhën mars-prill 2020.

Vaksina u jep mundësinë individëve të vaksinuar të mbajnë ngarkesa jashtëzakonisht të larta virale pa u sëmurur në fillim, çka i shndërron ata në supershpërndarës potencialë asintomikë ose presantomikë. Me këtë mund të shpjegohen valët e infektimit, pavarësisht fushatave masive të vaksinimit (rasti i Izraelit).

Të dhënat janë në përputhje me vëzhgimet në Shtetet e Bashkuara dhe me komentet e drejtorit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se vaksinat Covid-19 nuk kanë arritur të ndalojnë transmetimin e SARS-CoV-2.

Sekuencimi i shtameve virale konfirmoi se punonjësit e kujdesit shëndetësor ia kaluan SARS-CoV-2 njëri-tjetrit, kështu që individët plotësisht të vaksinuar veprojnë si super-përhapës të fuqishëm të infeksionit.

Konkluzioni që del është se duhet respektuar koha e nevojshme për tregtimin e një vaksine dhe se shpërndarja e hershme e saj nuk duhet të lejohet asnjëherë për arsye urgjente.