Presiudenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë demonstrimin e fundit politik pas incidenteve në Kosovë. Në një takim të mbajtur në kapanonet ushtarake të Rashkës, Vuçiç ka folur për skenarë të destabilizimit të rajonit nga aktorë të huaj perëndimorë që sipas tij synojnë të dobësojnë Serbinë.

Ata dëshirojnë të destabilizojnë gjithçka në mënyrë që të menaxhojnë më mirë proceset. Mos harroni se synimi i tyre nuk është vetëm një Kosovë e pavarur, por edhe dobësimi i Serbisë. Mendoni një nga këto vende e pëlqen faktin që Serbia është e para në rajon në terma të pagave?

Kam frikë se sot kemi dikë tërësisht iracional në Prishtinë dhe njerëz malinj në komunitetin ndërkombëtar që duan konflikte dhe duan të na tërheqin në konflikte, sigurisht do të doja të ruaja paqen, por dua gjithashtu t’u them ne nuk kemi zgjidhje. Po përballemi me një periudhë të vështirë; do të ketë presion në Republikën Srpska, përpara pranverës do të kërkojnë zhdukjen e saj dhe çdo gjë do të bjerë mbi shpatullat e Serbisë. Dhe vendet më të fuqishme në botë do të përpiqen për këtë...Ne do ta ruajmë paqen, i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e vet. I kërkoj po ashtu popullit të Shqipërisë të mos kërkojë rend përmes dhunës dhe nëse përpiqen sërish, përgjigja ime do të jetë e qartë. Në atë luftë ku ne do të duhet të mbrojmë jetët e fëmijëve, po ju them me siguri se do të fitojmë

ka thënë Vuçiç.