Meta Platforms Inc (FB.O), kompania që ka në pronësi Facebook, ka blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O). Marrëveshja me vlerë 60 milionë dollarësh për të blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O), u konfirmua hënën nga zëdhënësit e dy kompanive.

Meta Financial Group me bazë në Dakotën e Jugut tha të hënën në një komision të letrave me vlerë dhe këmbimit që i shiti të gjitha aktivet e markës tregtare Meta tek Beige Key LLC, e cila është e lidhur me Meta Platforms, konfirmuan zëdhënësit e Meta Platforms dhe Meta Financial për Forbes.

Në bazë të marrëveshjes, Meta Financial dhe filiali i saj MetaBank do të kenë një vit kohë për të hequr Meta nga emri dhe të gjitha markat.

CEO dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se kompania do të ndryshojë emrin e saj në Meta, në një konferencë më 28 tetor.

I ngjashëm me bankën amerikane është edhe rasti i një artisteje, e cila operonte në Instagram me llogarinë @metaverse. Shërbimi i mediave sociale – i cili është në pronësi të Meta Platforms – e mbylli këtë llogari disa ditë pasi Zuckerberg njoftoi ndryshimin e emrit në Meta. Llogaria u mbyll për më shumë se një muaj përpara se Instagram ta rikthente atë, duke thënë se kishte qenë një gabim.