Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar sot disa dokumente që sipas saj konfirmojnë planet e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes për operacione ushtarake në rajonin e Donbasit në mars të këtij viti.

Gjatë operacionit special, dokumente sekrete të komandës ë Gardës Kombëtare të Ukrainës ranë në duart e ushtarëve ruse. Këto dokumente konfirmojnë përgatitjet secrete të Kievit për operacione offensive në Donbas, planfikuar për në mars 2022. Ministria ruse e Mbrojtjes po publikon origjinalin e urdhërit secret të komandantit të Gardës, Gjeneral Lejtnantit Mykola Balan, i 22 janarit 2022

ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse, Igor Konashenkov.

Sipas tij, ndërhyrja do të angazhonte batalionte të grupit taktik të Brigadës së katërt që realizon operacione speciale. SIpas zëdhënësit rus, dokumentet me urdhërin i janë dërguar krerëve të veriut të Kievit, jugut të Odesës dhe administratave territorial perëndimore të Gardës. Konashenkov ka shtuar se për momentin mbetet i paqartë roli i NATO-s dhe SHBA në planin e publikuar.