Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë inauguruar gazsjellësin Greqi-Bullgari në qytetin e Komotinit. Ata kanë hapur simbolikisht një valvul, gjest të cilin Mitsotakis e ka cilësuar si akt të krijimit të një ure mes veriut dhe jugut, Athinës dhe Sofjes.

Nga ana e vet, kryeministri bullgar ka cilësuar se gazsjellësi në fjalë i jep fund monopolist rus në Ballkan duke ofruar burim alternativ. Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ministri azer i Energjetikës, Parviz Shahbazov, vendi që është burimi i gazit natyror.