Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se ka zbuluar një komplot të Iranit për të vrarë ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë, John Bolton. Sipas departamentit një 45 vjeçar Iranian i quajtur Shahram Porsafi, i njohur edhe si Mehdi Rezayi, ka ofruar 300 mijë dollarë për vrasjen e Bolton. Sipas të njëjtit pretendim, vrasja ishte konceptuar si hakmarrje ndaj vrasjes me urdhër të Turmp të ish-kreut të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.
Kjo nuk është hera e parë që ne zbulojmë komplote iraniane për kryerjen e hakmarrjes kundër individëve në territorin amerikan dhe ne do të punojmë pa u lodhur për të ekspozuar dhe asgjësuar çdo njërën prej këtyre përpjekjeve
është shprehur lidhur me këtë pretendim, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, Mathew Olsen.
Vrasja supozohet është tentuar të organizohet në tetor 2021 kur Poursafi kontaktoi online një person të paidentifikuar në SHBA, duke pretenduar fillimisht se donte fotografi të Bolton.