Qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi është rrëzuar. Mocioni i mosbesimit është miratuar duke hapur rrugën për zgjedhje.

Ne kemi nevojë për zgjedhje dhe një qeveri stabël

është shprehur nismëtari i mocionit, Danijel Zivkoviç.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu Abazoviç drejt marrëveshjes me Kishën serbe, çka u bë shkak i mocionit dhe kundërveprimit të palës malazeze. Marrëveshja u interpretua nga malazezët me në krye presidentin Milo Gjukanoviç si cenim i identitetit dhe historisë, një diskutim ky në të cilin Abazoviç do hynte përherë si i huaj.

Është po ashtu e paqartë se çfarë e shty kryeministrin të ndërmerrte një hap nga i cili u kuptuar se do dilte i humbur. Abazoviç duhet thënë se nisi qeverisjen si një njeri në distancë nga Tirana dhe e mbylli si thuajse një njeri i saj në Podgoricë.