Këshilli i Europës ka dhënë dritën jeshile për negociatat të reja mes Frontex dhe Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas raportimeve në media, marrëveshja e re që synohet prej KE-së do të tentojë zgjerimin e kompetencave të Frontex përtej marrëveshjeve aktuale, duke kërkuar fuqi ekzekutive.

Agjencia ka patur marrëveshje të ngjashme më herët me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, megjithatë marrëveshjet i jepnin Frontex mandate të kufizuar. Agjencia mund të kryente vetëm “operacione të përbashkëta” dhe të “dislokonte skuadra në rajon në ato vende që kishin kufi me BE-në”. Negociatat e ardhshme do të synojnë rritjen e fuqive ekzekutive të Frontex në rajon

shkruan Euracitv.

Për këtë çështje, ministri i Brendshëm çek, Vít Rakušan ka thënë se negociatat synojnë gjurmimin dhe bllokimin e lëvizjeve të parregullta migratore që në fillesa, për shkak se e ashtuquajtura “rruga ballkanike” është e dyta më e frekuentuara nga azilkërkuesit që mbërrijnë në BE.