Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se kërcënimi bërthamor në Ukrainë po rritet, por se Rusia nuk ka ndërmend të kryejë goditje parandaluese nën shqetësimin se në zonën e konfliktit mund të dërgohen armë bërthamore.
Një kërcënim i tillë po rritet, e kotë ta themi. Ne nuk jemi të çmendur, e dimë se çfarë janë armët bërthamore. Rusia i ka parë ato si mënyra mbrojtjeje
është shprehur Putin gjatë një takimi me Këshillin e Kremlinit për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij në Ukrainë janë dislokuar 150 000 trupa ruse dhe 77 000 janë në njësi luftimi.