Parisit zyrtar i është hapur një tjetër problem, kësaj radhe në frontin e jashtëm. Zv.kryeministri Italian, Matteo Salvini ka reaguar ndaj një vendimi të gjykatës francez për të refuzuar ekstardimin e 10 personave, që Italia I konsideron si terroristë të Brigadave të Kuqe. Personat strehohen në Francë dhe kanë marrë dënime për krime të rënda në Itali, ndërkohë që gjykatat franceze kanë arsyetuar se vendimi respekton të drejtën private dhe jetën e failjes si dhe të drejtën për gjykim të ndershëm.

Salvini e ka cilësuar këtë një turp dhe ka preferuar ta vendosë në kontekst politik duke aluduar për standard të dyfishtë nga Franca.

Franca braktis fëmijë në kufirin e Vetimiglias në pyll dhe mban terroristët që duhet të kthehen në burg në Itali

ka thënë ai.

Problemi ndërthuret me një shqetësim të vazhdueshëm të Italisë që ka kërkuar “një zgjidhje europiane” për çështjen e emigracionit. Si një vend ku hyjnë shumica e emigrantëve nga Afrika, Italia përballon flukse të mëdha me kosto për të cilat është ankuar vazhdimisht. Një mënyrë e gjetur është lënia e emigrantëve të kalojnë kufirin drejt Francës për të shkarkuar peshën e madhe mbi vendin tonë fqinj, duke vendosur në krizë faktike sistemin e kontrollit dhe menaxhimit në BE.