Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të mbyllet as këtë vit. Gjatë një konference për shtyp në New York, Lavrov ka deklaruar e në Perëndim po mbizotëron një logjikë skizofrenike. Sipas tij mbështetja masive për Ukrainën në kuadër të “një kundërofensive për të kërkuar mandej negociime me Rusinë” është tërësisht e pambështur.

Ne nuk duam asnjë kërcënim nga territori i Ukrainës dhe këto kërcënime ishin akumuluar aty prej vitesh, sidomos pas grushtit të shtetit në shkurt të vitit 2014

është shprehur ai.

Lidhur me mundësinë e paqes së shpejt, Lavrov ka deklaruar  në mënyrë emblematike se:

Nuk paguhem për shpresat dhe prtimëritë

Lavrov i ka cilësuar qëndrimet dhe komentet për “Luftën III Botërore” si zëvendësime të një bisede normale profesionale mes politikanëve të përgjegjshëm”.