Parlamenti francez ka miratur një vendim përmes të cilit e konsideron grupin "Wagner" si entiet terrorist. Votimi ka marrë unanimitet të plotë, nga 331 të pranishëm të gjithë kanë votuar Pro. Rezoluta e parlamentit francez nuk ka karakter detyrues, por i bën thirrje BE-së të listojë grupin në fjalë si pjesë të grupeve terroriste.

Po kështu, media të ndryshme, raportojnë se në rrugën e këtij vendimi është edhe Britania e Madhe, një qasje kjo politike që paralajmëron konfrontim global, për shkak se grupi në fjalë operon në disa vende të botës.

Rezoluta është tërësisht e njëanshme pasi grupi në fjalë është krahasuar shpesh me njësi të specializuara në SHBA si “Academi” dhe “Blackwater” që kryejnë shërbime të ngjashme dhe nuk kanë asnjë pasojë të tillë juridike. Është e njëanshme dhe inkoherente pasi në Ukrainë vepron edhe ushtria ruse me të njëjtat synime si “Wagner”, ndërkohë që pati kërkesa për shpalljen edhe të Rusisë si shtet terrorist, një shenjë kjo e qartë se dikush në Perëndim ka synime të radikalizojë situatën pa konsideruar një realitet më të gjerë.