Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se Ukraina duhet pranuar menjëherë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë. Ai ka bërë thirrje që Perëndimi të mos përsërisë gabimin e kancelares Angela Merkel në vitin 2008, dhe ka nënvizuar se e vetmja rrugë për të ndalur agresionin rus në të ardhmen është zgjerimi i Aleancës. 

Mos përsërisni gabimin e vitit 2008 kur anëtarësimi i Ukrainës u kundërshtua…E vetmja mënyrë për të mbyllur derën për agresionin rus kundër Europës dhe hapësirës euro-atlantike ështa pranimi I Ukrainës në NATO

ka thënë ai në një intervistë për Alex Springer. 
Për këtë çështje kancelari Olaf Scholz ka propozuar fuqizimin ushtarak të Ukrainës, por jo ende anëtarësim.