Disa pamje nga ceremonia e varrimit të gjyshes së Fredi Belerit në Himarë sot ilustrojnë se çfarë absurditeti ka gjeneruar kjo ngjarje. Policë që mësyjnë në varreza dhe nxjerrin me dhunë një njeri që nuk ka ku të shkojë. Çfarë kuptimi ka kjo? Cila etikë, cili kod justifkon një sjellje të tillë? Asnjë veç kodit të z. Rama për të treguar sesa i papërkulur është ndaj Grekut.  Ose Liridalja prej 6 orësh do jetë shkelur me disa minuta.