Ipeshkvi i Maltës Charles Scicluna ka deklaruar gjatë një interviste të fundit se Kisha Katolike duhetë konsiderojë seriozisht martesën e priftërinjve. 

Kjo është hera e parë që po e them publikisht dhe disa njerëzve do t’u tingëllojë heretike

citohet ai nga “Reuters” që vë në dukje statusin e tij si këshilltar i Papa Françeskut, por edhe një ndër sekretarët e Zyrës së Vatikanit për Doktrinën. 

Agjencia vë në dukje se Papa aktual ka përjashtuar miratimin e kësaj kërkese, por duke qenë se ajo nuk bën pjesë në doktrinën formale të Kishës Romane dhe për pasojë mund të ndryshojë në një të ardhme nga një Papë tjetër. 

Scicluna, i njohur për hetimet e tij rreth abuzimeve seksuale brenda Kishës, ka shtuar se priftërinjtë lejoheshin të martoheshin në mijëvjeçarin e parë të kristianizmit dhe sipas tij, “Kisha ka humbur shumë priftërinj të mëdhenj për shkak se ata zgjodhën të martoheshin”. 
Po kështu është përvoja që udhëzon nevojën e rishikimit të këtij rregulli.