Bujar Spahiu është rizgjedhur kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me 82 vota.

Spahiu merr një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të KMSH-së.

Votimi u mbajt sot në Medresenë e Tiranës.

Përballë tij kandidonin Eduard Shefki, administrator i Myftinisë së Durrësit, dhe Emirjon Vathaj, myfti i Beratit.

Paralel me procesin e votimit, para mjediseve të Medresesë së Tiranës u mbajt një protestë e disa besimtarëve myslimanë, të cilët i cilësuan ilegjitime zgjedhjet për kreun e ri dhe akuzuan Komunitetin Mysliman se është kapur nga gylenistët.