Ka dalë sot në një komunikim publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka folur për aferën “5D”, që pa të viheshin në pranga drejtorë të institucionit të drejtuar prej tij. Pasi ka bërë mbrojtjen e punës së tyre, z. Veliaj ndër të tjera tha:

Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!

Siç shihet z. Veliaj është strehuar tek precedenti i kryeministrit me zv.kryeministrin Ahmetaj, duke lënë të kuptohet se kur vjen puna te përgjegjësia publike, rasti Rama-Ahmetaj nuk dallon nga rasti Veliaj – 5D. A e beson dot kush zotërinë në fjalë? A ka logjikë të qëndrojë në këtë kuadër? Si mundet që të ngrihen akuza për shpërdorim miliona eurosh dhe ai që qëndron në krye të piramidës administrative të mos dijë gjë? Në një institucion që ka marrë fytyrën e z. Veliaj?

Më e dhimbshmja për këtë njeri është kur e cilëson hetimin si sukses të shtetformimit të nisur nga Edi Rama.

Nga ana tjetër, kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej. Eshtë një luftë që ne e kemi kërkuar, e bëjmë sa mundemi, prej ditës së parë në këto detyra, me reforma, shërbime digjitale, me masa për përmirësime të vazhdueshme procesesh administrative, por edhe auditime e largime nga puna për punonjës që shkelin rregullat apo denoncohen nga qytetarët

ka thënë Veliaj.

Mirëpo pyetja që lind këtu është: cili sistem i korruptoi këta drejtorë? Të cilët janë si ata “drejtorët që po na nxjerrin bojën”, për të cilët fliste dikur z. Rama jopublikisht. Është sistemi i korrupsionit që ka ngritur Partia Socialiste, përfaqësuar nga njerëz si ky Veliaj që vetëm oshënarin nuk mund të bëjë. E vetmja pikë kurioze është të dihet nëse ky e kupton se si e shohin tani të gjithë? Se asnjë lloj hipokrizie nuk përcjell më forcë te partia e vet, që e di shumë mirë se çfarë është ky individ dhe se çfarë është bashkia e Tiranës? Krahasimi me Edi Ramën në këtë rast është asgjë më shumë sesa grahma e fundit për të mos lejuar shkarkimin e tij nga detyra që mban aktualisht peng,