Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumani.   

Meta tha se sot se Dumani po vret demokracinë në Shqipëri dhe nuk mund të hetojë Partinë e Lirisë. 

Nëse SPAK qenka një qenka shpresë kaq e madhe, parti politike, le të votohet. Le të dalë Dumani në debate me ju e me mua. Po jo të thërrasë gazetarët që dalin te “Metamorfoza” e numërojnë eurot që japin Bajrat në Shkodër. I mora thotë ajo, 10 mijë euro, i kisha në rregull. Laraskat mund t’i kapin ato, po ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë, 300 mijë! Minimumi! I ka këtu, i ka në Amerikë, i ka në Bruksel, i ka në të gjithë botën.