Kabineti i luftës ën Izrael ka vendosur ndalimin e kanalit televiziv Al Jazeera. Njoftimi është dhënë në rrjetin “X” nga kryeministri Beniamin Netanyahu që ka raportuar për një “vendim unanim”.

Ministri i Komunikimit Shlomo Karhi ka shtuar më vonë se ka nxjerrë urdhëra për ndalimin e kanalit që sipas tij do të hyjnë në fuqi menjëherë. Krahas ndalimit autoritetet kanë urdhëruar konfiskimin e të gjitha pajisjeve dhe infrastrukturës, një akt që mendohet se do të sjellë tensionimin e marrëdhënieve me Katarin, financues i rrjetit dhe një ndër ndërmjetësit kryesorë të armëpushimit me Hamasin.

Për kryeministrin izraelit, raportimet e njëanshme të Al Jazeera “dëmtojnë sigurinë e Izraelit” dhe si shembull për ta konfirmuar këtë shërben edhe raportimi i Zein Basravit nga Ramallah që u shpreh se:

Konflikti Izrael-Palestinë është një ndër arsyet kryesore që rrjeti ynë ekziston