Pas refuzimit për të lejuar hyrjen e tij në Kosovë, Patriarku serb Porfirije ka reaguar me një deklaratë përmes së cilës ka bërë edhe një paralajmërim solemn.

Si Patriarku serb, si një qytetar dhe si një besimtar, une di dhe afirmoj se ato dyer herët apo vonë do të hapen nga Zoti vetë. Ata që kanë mbyllur ato dyer të shtëpisë së lutjes po i bëjnë keq së pari vetes dhe mandej të gjithë popullit…Është e sigurtë për ne, sidomos në Kosovë dhe Metohi se parajsa është e hapur dhe ata do të hapin të gjitha dyert që e keqja nga i mbylli

citohet Patriarku serb.

Mbi vendimin e refuzimit të hyrjes së tij në Kosovë, kanë reaguar edhe vendet e QUINT-it që kanë cilësuar se kjo bie ndesh me Planin Ahtisari, ndërkohë që presidentja e Kosovës, Osmani, ka nënvizuar se mungesa e balancës në dialog dhe qëndrimet ndaj Serbisë dhe Kosovës, po shkatërrojë dialogun vetë.