Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet duket se janë shumë serioze.

Një ish-Këshilltar i Ministrisë së Jashtme sllovake, Milan Nic citohet nga mediat të jetë shprehur se “ky nuk është një incident i izoluar”.
Sipas tij kërcënimet me jetë të politikanëve janë një gjë e zakonshme në Sllovaki. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok ka shkuar më tej. Në një bisedë me gazetarët ai ka deklaruar ndër të tjera se: 

Shumë prej jush janë ata që kanë mbjellë urrejtjen. Media sociale duhet të pranojë se ka përgjegjësi sociale dhe duhet të ndalë këtë urrejtje

Nga ana e vet ministri I Mbrojtjes Robert Kalinak ka shtuar se: 

Sllovakia mund të ketë ndryshuar në diçka që askush nuk do ta pëlqejë

Një paralajmërim i hapur ky për lirinë e shprehjes.