Benny Gantz, rival i dikurshëm i kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, ka kërcënuar me dorëheqje nga qeveria aktuale ku mban një pozicion si një prej tre anëtarëve të kabinetit të luftës. Ai ka vënë si kusht miratimin e një plani për Gazan për të cilën ka propozuar gjashtë pika.
Kthim i pengjeve, fund sundimit të Hamas, demilitarizim i Gazas dhe krijimi i një administrate ndërkombëtare për çështjet civile.
Gantz ka rënë dakord edhe me normalizimin e raporteve me Arabinë Saudite.
Nëse zgjedh rrugën e fanatikëve dhe udhëheq vendin drejt humnerës, ne do të jemi të dalim nga qeveria
citohet Gantz.
Nevojën për një plan të pas luftës e ka kërkuar edhe anëtari tjetër i kabinetit të luftës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
 
Mirëpo sipas mediave të ndryshme, Netanyahu preferon të lexojë më mirë mesazhet nga grupimet radikale që po fitojnë përherë e më shumë terren, e që pretendojnë zgjidhjen ushtarake.
Për nevojën e një plani të pas luftës ka folur edhe administrata amerikane që ka deklaruar hapur pakënaqësinë e madhe me kryeministrin izraelit.