I Dërguari i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, ka shkruar në një postim në rrjetin “X” se deklarimet se Unioni është kundër hapjes së urës së Ibrit, janë çorientuese.

BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Hamendësimet se BE-ja është kundër hapjes së urës apo se ka ndryshuar qëndrim kanë çorientuese

citohet ai.

Mesa duket kjo është një përgjigje edhe për ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që ka deklaruar po në rrjetin social në fjalë, se BE-ja ka ndryshuar qëndrim.

I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshimi në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme' te 'duhen më shumë bisedime?

citohet ministri.

Nga pala serbe hapja e urës nuk është bërë një çështje shumë e madhe, ndonëse formalisht është deklaruar se ajo vendos presion mbi komunitetin serb në Kosovë. 

Qeverisja e mirë kupton ndjeshmëritë e pakicës

vijon ai.

Ura e Ibrit është demarkacioin anakronik dhe atavik I vitit 199, vendosur në zbatim të një planifikimi sigurie dhe garancie për serbët që lanë Kosovën pas genocidit të kryer aty.