Irani lëshoi sot në orbitë një satelit të ri kërkimor. Lajmin e bëri publik televizioni shtetëror.

"Sateliti kërkimor Chamran-1 u lëshua me sukses dhe u hodh në orbitë nga transportuesi Ghaem-100", u tha në njoftim.

Sateliti, i cili peshon rreth 60 kilogramë (132 paund), është projektuar për të testuar sistemet harduerike dhe softuerike për teknologjinë e manovrimit orbital. Ai është projektuar dhe ndërtuar nga Irani Electronics Industries, e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Qeveritë perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Iranin kundër lëshimeve të tilla, me frikën se e njëjta teknologji mund të përdoret për raketat balistike, përfshirë ato të dizajnuara për kokat bërthamore.

Irani ndërkohë pretendon se taktikat e tij në hapësirë kanë vetëm qëllime civile ose mbrojtëse.

Raketa Ghaem-100 e cila mbante satelitin e fundit është prodhuar nga organizata e hapësirës ajrore e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Vitet e fundit, Irani ka avancuar aktivitetet e tij të hapësirës ajrore, duke këmbëngulur se ato janë paqësore dhe në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.