Beniamin Netanyahu e ka bërë të qartë tashmë para të gjithë botës se lufta e tij në Gaza dhe në Liban do të synojë si qëllim final rrëzimin e regjimit iranian të ajatollahëve. Ai ka paraqitur dy harta para përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së: njëra që lidh Mesdheun me Oqeanin Indian përmes hekurudhave dhe fibrave optike, si pjesë e aleancave të Izraelit me vendet arabe, tjetra një kryeurë iraniane e tensioneve dhe e fragmentarizimit territorial. Netanyahu ka deklaruar se projekti i parë lidh dhe zhvillon 2 miliarsë njerëz. I dyti sjell mjerim dhe shkatërrim. Ndaj siç deklaroi ai bota e gjithë duhet t’i bashkohet Izraelit në këtë lloj kryqëzate ndaj të keqes për të ndalur Iranin që të shndërrohet në fuqi bërthamore.

Nëse sheh mediat izraelite, ato janë në një kor me qeverinë: kafshët duhen zhdukur dhe asgjësuar. Netanyahu shkoi edhe më tej; ai e krahasoi sfidën e tanishme me sfidën e Moisiut dikur. Verbimi ndaj dhunës ka mbërritur në përmasa të tilla që nuk lejon më të shihet asgjë. Kryeministri izraelit as që do të dijë se bombat e tij kanë vrarë edhe fëmijë që nuk ka të bëjnë me këtë të keqe të botës. Kanë vrarë gra e pleq që nuk kanë rol në politikën e tanishme. Entuziazmi i tij për dhunën si instrument që bën të kuptojnë iranianët dhe palestinezët është i pakuptimitë dhe shpjegohet vetëm me faktin se ai ka liçencë për të shfarriosur një popull të tërë e mandej ta shpallë këtë si zgjidhjen përfundimtare në Lindjen e Mesme.

Izraelitët tashmë kanë adoptuar narrativën e tyre për luftën dhe krizën. Në një shënim në “Times of Israel” merrej në konsideratë politika e qeverisë së tanishme britanike që i bën vend idesë se hebrenjtë sot janë agresorët dhe jo viktimat dhe se një zhvendosje e tillë ilustron faktin se “Izraeli nuk arriti do të brendësojë si vlerë humane përvojën e Holokaustit”.

Si të diskutosh dot me këta njerëz? Cila Bibël i jep të drejtë dikujt të vrasë pa ndalim në emër të një vrasjeje të kahmoçme?

Ne duam paqe, ne përgjërohemi për paqe deklaronte Netanyahu që e arsyetoi daljen e tij në OKB me nevojën:

për të thënë të vërtetën

kryeministri izraelit është aktualisht pacient i besimeve dhe synimeve të veta. Ai po kërkon ta imponojë si normë radikalizimin e politikës së vet duke çuar botën në çmenduri. Ai po përpiqet të shpallë nmjë armik për njerëzimin, regjimin Iranian duke harruar se as Izraeli që sot bën politikën e SHBA-së nuk ka kapacitetet as edhe kredencialet për të bërë këtë që po bën me Gazan. Bota nuk është kasaphana e Izraelit.

s.zaimi