Gjiganti i prodhimit të gomave, Michelin, njoftoi mbylljen e dy fabrikave në Francë. Fabrikat në Cholet dhe Vannes, do të mbyllen për shkak të “përkeqësimit të konkurrencës” në Europë, njoftoi prodhuesi francez i gomave.

Si pasojë e këtij vendimi mbyllen më shumë se 1200 vende pune.

Michelin thotë se shitjet e gomave për kamionë dhe furgona kanë rënë në Europë, ndërkohë që konkurrenca aziatike sa vjen e rritet.

“Është kolapsi i aktivitetit që e ka shkaktuar këtë situatë dhe unë dua t'u them të gjithë këtyre punonjësve se nuk do të lëmë askënd pas”, deklaroi CEO i Michelin, Florent Menegaux, në një intervistë për AFP.

Në një kontekst krize për prodhuesit e pajisjeve të automobilave, prodhuesi i gomave është i përkushtuar të "mbështesë secilin prej punonjësve të interesuar me zgjidhje të personalizuara", me oferta pune në Michelin, në kompani të tjera, apo edhe pension të parakohshëm.