Nuk duhet patur frikë të pranohet ajo që ndodhi të enjten në mbrëmjenë Amsterdam, nuk duhet patur frikë nga realiteti.

Realiteti nuk është as i bukur, as i shëmtuar, mund të të pëlqejë ose jo, por një shoqëri dhe një klasë drejtuese politike që nuk janë në gjendje ta njohin, janë të dënuar që herët apo vonë të përfshihen nga i njëjti fat.

Dhe është pikërisht kjo që nesër mund t’i ndodhë demokracive europiane nëse sot nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë kuptimi mund të ketë patur dukuria migratore(kujdes: kam shkruar mund të ketë dashur të thotë, jo se kjo është patjetër ashtu).

Na e japin një ide disa grimca nga ajo që ndodhi në minipogromin e Amsterdamit dhe të klimës që thithet në atë qytet.

Prej muajsh “ndodh p.sh që në shkollë nuk mund të studiohet më Shoah, pasi fëmijët e imigrantëve ngrenë dorën dhe nisin të flasin për palestinezët(…); nëse ecën rrugës me kippah në kokë, rrezikon të të fyejnë. Thuajse përherë nga myslimanë. Edhe taksistët që do kishin ndihmuar agresorët në kryeqytet, në pjesën më të madhe janë pikërisht imigrantë”.

“Amsterdami është një qytet ku 10% e banorëve është me origjinë arabe dhe ku shumë policë kanë implikim në bindjet e ndërgjegjes së tyre kur bëhet fjalë për të ndëryrë kundër mbështetësve propalestinezë”.

“Mos e shkruani mbiemrin tim(…)Po nëse më kërkojnë në internet? Po nëse gjejnë shtëpinë time në TelAviv?”

“Do t’u vrasim të gjithëve është fraza më e përsëritur në dëshmitë”.

“Më ngjitet një furgon i zi. Zbresin nja 7-8 persona. Fyejnë duke bërtitur, ‘hebrenjtë e mutit’. Na hedhin përtokë, mua dhe miqtë e mi. Më kërkojnë pasaportën, e kontrollojnë(…)Nuk donin të na vrisnin, jam i sigurtë. Donin të na poshtëronin, të na shihnin të terrorizuar. Që ndoshta është gati më keq”.

“Prokurori Rene de Beukelaer do të flasë më vonë për një ngjarje jo spontane, eufemizëm i ndrojtur ky për të thënë se kurthi ishte i paramenduar”. 

Këto që sapo lexuat janë “copëza” të shkruara nga tre gazetarë(Marco Imarisio, Monica Ricci Sargentini, Greta Privitera), të ngarkuar nga “Corriere della Sera” për të mbuluar ngjarjen. Janë rreshta që tregojnë për gjëra dhe fakte që japin një ide të saktë të asaj që ndodhi.

…Pra për çfarë? Për shpërthim gjenerik të antisemitizmit me të gjitha referimet e rastit me nazizmin dhe “natës së kristaleve”?

Nëse lexohet shpërthimi i komenteve që u ndez për orë të tëra në gazeta do të thuhej se është pikërisht kështu. Vlen mes mijëra të tjerëve shembulli i Pina Picierno, deputete europiane e Partisë Demokratike me mandat “luftën kundër antisemitizmit” e cilë nuk përmbahet, ndër të tjera në “Foglio”, për t’u mbrojtur duke artikuluar “caveat”, standardi i demokratit të mirë, duke nënkuptuar se “politikat e Netanyahut janë shumë larg vizionit tim politik”.

Ama mua tani më duket, bazuar nga sa lexuam, se në Amsterdam bëhej fjalë për një agresion antisemitik, por jo nga ana e një grupi hollandezësh por për një vepër të myslimanëve.

Një agresion i paramenduar dhe organizuar kundër një grupi hebrenjsh nga ana e  imigrantëve myslimanë, ndonëse me gjasë këta të fundit me nënshtetësi hollandeze, të ndihmuar nga një grup taksistësh myslimanë edhe ata; dhe në lidhje me këtë agresion është e ligjshme të ushqesh dyshimin se ka patur një rol të fortë prania e policëve edhe ata myslimanë, për të cilët, nga sa duket, vlen ende në Vendet e Ulëta një lloj regjimi unik i “besnikërisë së dyfishtë”: kanë për detyrë të bëjnë që të zbatohet ligji, por janë të çliruar nga ky detyrim nëse bëhet fjalë ta aplikojnë atë me bashkëfetarët e tyre.

Por nëse gjërat janë kështu, a është ndoshta islamofobi të vësh re se ajo që ndodhi në Amsterdam nuk është një rast antisemitizmi siç kanë qenë fatkeqësisht shumë të tjerë, apo se kemi të bëjmë në të vërtetë me diçka që ndodh në Europë për herë të parë?

A është islamofobi të vësh re se një fakt i tillë shtron për rrjedhojë një seri pyetjesh shqetësuese mbi efikasitetin e mekanizmave integrues, mbi aftësinë e tyre përmbushëse  përkundrejt çdo lloj imigracioni?

Në kohët e fundit të jetës së vet, një bashkëpunëtor i shquar i “Corriere”, Giovanni Sartori, nuk lodhej së përsërituri e përsërituri me argumente shumë të çmuar, se ekziston një vështirësi e skajshme për kulturën dhe religjionin islam për t’u integruar në shoqëri demokratike të traditës judeo-kristiane siç janë këto tonat.

Është islamofobi ta sjellësh në vëmendje një gjë të tillë?

E përsëris: nuk duhet patur frikë të shohësh realitetin në sy.

Opinioni publik dhe klasat drejtuese politike nuk duhet të ndrydhen apo paralizohen nga peticione megjithatë fisnikë, shumë fisnikë madje, të parimit në rastin tonë – “i presim të gjithë” apo “emigrimi është një e drejtë” – nëse këto përgënjeshtrohen nga faktet.

Mbi binomin imigrim/integrim luhet e ardhmja e të gjithëve ne: të ruhemi nga gabimet.

Burimi: Corriere della Sera

Përkthimi de titull shqip: Skerdilajd Zaimi