Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter. 

Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, shërbeu vetëm një mandat (1977-1981) dhe fitoi çmimin "Nobel" për Paqen për rolin e tij në konfliktin izraelito-egjiptian. Ndershmëria përcakton rolin dhe suksesin e tij në politikë: pas mandatit të Guvernatorit të Georgia-s në vitin 1971, ai merr mandatin e Presidentit të ShBA. 

Marrëveshja e "Camp David" më 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit, ishte arritja më e madhe e politikës së tij të jashtme;  kriza amerikane e pengjeve në Iran, pas revolucionit të 1979-s, goditja më e rëndë. 

Carter përfaqësonte brezin e amerikanëve të Luftës së Ftohtë, i pakuptueshëm për kohën tonë, një relike morale dhe politike që vjen nga një kohë kur jeta e njeriut kishte një vlerë tjetër.