Zyra e kryeprokurorit europian ka kërkuar nga Greqia që të heqë imunitetin e 11 deputetëve të Parlamentit për të lejuar hetimin e rolit të tyre në skandalin e subvencioneve të bujqësisë. Në kuadër të këtij skandali, BE-ja gjobiti Greqinë me 392 milionë euro për keqmenaxhim.
Lidhur me kërkesën e bërë zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se kemi të bëjmë me një zhvillim serioz dhe se mbi të parlamenti do të veprojë me të marrë dosjet.
Një hetim parlamentar i Greqisë përfundoi në ngërç për shkak të përplasjes së palëve.