Autoriteti grek kundër Pastrimit të Parave ka sekuestruar 42 prona në një hotel në Napflio në kuadër të një operacioni të gjerë kundër trafikut të cigareve.

Vlera e sekuestrimit arrin në 1 miliardë euro dhe rrjeti arrinte të gjeneronte 5 milionë euro në muaj, drejtuar nga dy vëllezër që vepruan mes viteve 2018-2026 përmes kompanive guackë, faturave të rreme.

Objektet e prodhimit ishin në Atikë, Viotia dhe Evia. Si pasojë e hetimeve janë arrestuar 10 persona për një proces që përfshin 38 persona dhe 21 kompani.