Kim Kardashian i ka kërkuar falje Giorgio Armanit, përpara 32 milionë ndjekësve që numëron në Twitter.

 

Ditë më parë ajo i kërkoi Armanit sërish me një postim në këtë rrjet social, që të mos ndalonte së prodhuari pudrën e saj të preferuar sepse kishte mbetur me të fundit. Por në kërkesën e saj GIORGIO, Kim e kishte shkruar GEORGIO.

 

 Ndërkohë që stafi i Armanit riktheu postimim duke shkruar:’Na njofto se cilën pudër dëshiron dhe ne do të ta dërgojmë.  Dhe emri i Armanit është Giorgio.’ Ndërkohë që Kim kërkoi ndjesë duke u justifikuar se kishte nevojë për gjumë./E.B