Ben Affleck dhe Jennifer Garner mësohet se janë ndarë prej kohësh dhe nuk jetojnë bashkë. Gjithcka të thënë më lart e konfirmon një burim sipas të cilit Jennifer po shkon shpesh kohët e fundit tek një terapist për tu përgatitur emocionalisht për këtë divorc, mbi të gjitha të dijë si të flas dhe të sillet me fëmijët.

 

Sipas tabloideve Affleck, 42-vjec do të bëjë publik lajmin e ndarjes me anë të përfaqësuesit të tij përpara promovimit të Batman v Superman: Dawn of Justice.

 

Miqtë e ngushtë të Jennifer thonë:’Krahas faktit që ata adhurojnë që të jenë prindër dhe kane 10 vite bashke, Ben dhe Jen janë një kombinim i tmerrshëm’/E.B