Papa Françesku duket se ka frenuar kanaozimin e ish-kardinalit kroat të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Alojzije Stepinac, pas një letre të Patriarkut Ortodoks serb, Irinej. Lajmi bëhet i ditur nga ish-ambasdori kroat në Vatikan, Filip Vucak dhe referohet nga agjencitë serbe “Tanjug” dhe “B92”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=25&nav_id=977…). Vucak madje ka deklaruar për gazetën “Vecernje Novosti” se për të diskutuar këtë çështje do të krijohet dhe do të diskutojë një Komitet i Përbashkët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse përpara verës së këtij viti. Në letrën e tij, Irinej shkruan se Stepinac ishte një prift i lartë që mbështeti ustashët – aleatët e Hitlerit që krijuan Shtetin e Pavarur të Kroacisë. Sipas tij, Stepinac detyroi konvertimin me forcë të besimtarëve ortodoksë në katolikë dhe mbështeste ligjet raciale. Në këtë përballje që ka nga pas një histori të pëgjkashme mes serbëve dhe kroatëve, u angazhuan edhe autoritet e Serbisë, pasi edhe Presidenti Tomislav Nikoliç, i dërgoi një letër Papës. Këto demarshe çuan në vendimin e Papës që të diskutohet çështja shumë delikate. Letra e Irinej u bë publike nga gazeta kroate “Jutarnji List” më 4 janar të këtij viti dhe aty sugjerohet pikërisht ngritja e këtij komiteti. Irinej propozonte madje që Komiteti të përfshinte në diskutimet e veta edhe një “akt të purifikimit të memories historike”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=01&dd=04&nav_id=965…). Nuk është shumë e qartë se pse Irinej merr këto atribute, sidomos kur vjen fjala për çështje të historisë, por fakt është se ngjarjet e LIIB në Kroaci përfshijnë episode nga më të tmerrshmet në të gjithë kontinentin. Një dokumentar i viteve ’80, realizuar nga një regjisor jugosllav me origjinë kroate, jep një pamje të asaj që ka ndodhur, ndonëse e vërteta historike ka nevojë për të dyja anët: