Hitleri ishte orator i madh. Por për këtë cilësi që ia njohin për dhunti, ai ushtrohej shumë. Në funksion të përshtatjes së zërit me pamjen, pra të lidhjes së dy atuve performuese në një forcë hipnotizuese, diktatori nazist e mbikëqyrte veten përmes fotove. Një qasje modern për kohën, pasi kjo është një ndër punët që sot e bëjnë kompani të specializuara me politikanët gjatë fushatave. Fotot  janë realizuar në vitin 1925 nga fotografi personal Heinrich Hoffmann. Ky i fundit i ruajti ato dhe i botoi  bashkë me kujtimet e veta. Disa foto provojnë një përpjekje prej aktori të Hitlerit, që për 12 vjet ishte zëri i vetëm në Gjermani.

http://mashable.com/2015/07/23/hitler-embarrassing-photos/?utm_cid=mash…