Fotoja në fjalë qarkullon në rrjete sociale dhe tregon xhaminë e re të Tiranës në prag të inaugurimit. Siç ka dalë në media, xhamia e Namazgjasë mbetet pa inaugurim sepse pala turke që e financon atë ka kundërshtime për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Duke vendosur një veto thuajse kategorike, pala turke imponon kështu një politikë edhe mbi KMSh-në që presupozohet se ka zgjedhur vetë kush do ta drejtojë. Në media ka patur raportime se pala turke imponoi edhe projektin që tashmë është në përfundim dhe nga një pikëpamje simbolike përfaqësohet në Tiranë me një objekt që riprodhon ndër të tjera edhe një narrativë përveçse mësimet e fesë.

Ndaj pyetja që lind është: çfarë kuptimi ka ai flamur shqiptar aty? Dekor i kujt është: krenarisë, ndonjë skuadre futbolli, apo thjesht sa për një kartolinë?!