Në një intervistë për radio “Ngjallja”, studiuesi Kosta Giakoumis flet për Voskopojnë, një vështrim historik mbi të dhe sintezën e saj historike në suazënz osmane, ballkanike dhe ndërkombëtare. Te kjo e fundit vjen në vështrim arsyeja e shkëlqimit ekonomik të Voskopojës, te liria tregtare e saj në Austro-Hungari pas suksesit me Venedikun. 

U nënshkruan traktate për këtë qëllim që hedhin dritë, apo më mirë ripërsërisin një arsye të lënë pas dore për shkëlqimin ekonomik të trevave shqiptare asokohe, ndërkohë që ekonomia ndërkombëtare e Voskopojës i dha asaj dorë të ngrinte deri në nivel paraindustrial tekstilin e leshit, por edhe duhanin. Kanë kaluar gati tre shekuj qëkurse dikush e sheh një mall të Shqipërisë si mall të cilësisë së parë.