Qipro synon t’u rikthehet bisedimeve me Turqinë, pas zgjedhjeve që kjo e fundit do të mbajë në maj.

Presidenti i Qipros po kërkon që BE të luajë një rol më aktiv në këtë proces.

Nikos Christodoulides u zgjodh president në shkurt me premtimin për të zgjidhur ngërçin në bisedimet mbi ishullin e ndarë etnikisht, por jashtë kontrollit të tij mbetet ende një element kyç.

"Horizonti kohor janë zgjedhjet në Turqi," i tha ai POLITICO-s në një intervistë, duke iu referuar sondazheve të 14 majit, në të cilat presidenti Recep Tayyip Erdoğan përballet me opozitën e bashkuar, nën drejtimin e Kemal Kiliçdaroğlu.

Ishulli mesdhetar është ndarë Qipron turke në veri dhe Qipron greke në jug, që kur Turqia e pushtoi në 1974, në përgjigje të një grushti shteti të mbështetur nga Greqia. Ankaraja nuk e njeh Republikën e Qipros, një shtet anëtar i BE-së që njihet ndryshe ndërkombëtarisht si autoriteti i vetëm sovran mbi të gjithë ishullin. Disa përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi gjatë viteve kanë dështuar. E fundit ka qenë ajo e vitit 2017.

Christodoulides sheh një afrim të Turqisë me Perëndimin, sidomos pas tërmetit shkatërrues të shkurtit në kufi në Sirinë. Ai shpreson këto marrëdhënie të përmirësuara mund të shërbejnë si bazë për diplomacinë mbi Qipron.

Gjithçka varet nga mënyra se si do të veprojë Turqia pas zgjedhjeve. Pse ka një ndryshim qëndrimi tani, është për shkak të zgjedhjeve apo realisht i shohin gjërat ndryshe për shkak të faktorëve të brendshëm? Nëse ka një vullnet të vërtetë, ne do ta përdorim mirë.

Ai theksoi se shpresat e tij për një afrim më të gjerë midis Ankarasë dhe Perëndimit nuk vareshin nga kush i fiton zgjedhjet turke, pasi Erdogan dhe Kılıçdaroğlu nuk kanë gjasa të ndryshojnë ndjeshëm në politikën gjithëpërfshirëse ndaj ishullit.

Qëndrimi dhe qasja e Turqisë me kalimin e kohës ndaj problemit të Qipros nuk ndikohet nga ndryshimet e qeverisë në vend. Ne duam që Turqia të ketë një qeveri të qëndrueshme në mënyrë që të ketë stabilitet në rajon.

Presidenti qipriot thotë se në këtë proces, Brukseli duhet të marrë një rol më të madh.

Ne duam që BE të na ndihmojë për të kapërcyer bllokimin dhe për të rifilluar bisedimet,” tha Christodoulides. “Unë besoj se vetëm BE-ja ka ‘karotat’, stimujt, që mund të çojnë në këtë. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë që Komisioni i BE-së të marrë një rol qendror.

Pjesa turke e ishullit e ka ashpërsuar qëndrimin e tij që nga zgjedhja në 2020 e liderit Ersin Tatar, një lider i vijës së ashpër që insiston te zgjidhja me dy shtete, edhe pse Kombet e Bashkuara ushtrojnë presion për një federatë midis dy komuniteteve.

Vetë Christodoulides konsiderohet gjithashtu një mbështetës i linjës së ashpër në lidhje me ribashkimin. Kandidatura e tij u mbështet nga partitë centriste dhe partitë që janë më pak fleksibël në bisedimet e ribashkimit.

Duke iu referuar flukseve të migracionit në ishull, të cilat ai tha se tani arrijnë në 6 për qind të popullsisë së vendit. Christodoulides shpjegoi se shumica dërrmuese kanë mbërritur nga Turqia në veriun turk dhe më pas kaluan vijën e armëpushimit për të aplikuar për azil. Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria, por edhe nga Nigeria, Kongo dhe Pakistani.